Delap objektivi i Como-s, pasi Kean ndalet nga Fiorentina

0%

Como ka marrë një përgjigje negative për Moise Kean, pasi Fiorentina ka refuzuar ofertën prej 30 milionë eurosh për sulmuesin italian. Për këtë arsye, drejtori sportiv i Como-s, Ludi, ka nisur të shikojë alternativa dhe ka kthyer vëmendjen nga Chelsea. Klubi italian ka një kanal të mirë komunikimi me londinezët, i krijuar edhe nga marrëveshja për Trevoh Chalobah.

Objektivi i ri është Liam Delap. Sulmuesi anglez, i lindur në vitin 2003, është në dalje nga Chelsea vetëm një vit pasi u ble nga Ipswich për rreth 40 milionë euro. Sipas Sky Sport, Como ka nisur kontaktet e para me Chelsea-n dhe operacioni po shqyrtohet në formën e huazimit, me një pjesë të pagës së Delap që do të paguhej nga klubi londinez.

Pas refuzimit të Kean, alternativa e Como-s po merr gjithnjë e më shumë formë: Liam Delap mund të jetë sulmuesi i ri i Fabregas.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot