Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se gjatë vikendit, më 15 dhe , do të mbajë mot me diell, me pak vranësira, kryesisht në zonat malore. Të shtunën, më , sipas IHK-së, do të mbajë mot kryesisht me diell, me pak vranësira, kryesisht në zonat malore. Temperaturat minimale do të variojnë nga 10 deri në 14°C, kurse ato maksimale nga 28 deri më 32°C.
Sipas IHK-së, do të ketë erëra të lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi rreth 1 deri në 6 metra në sekond. Ndërsa, të dielën, më , po sipas IHK-së, do të mbajë mot kryesisht me diell dhe pak vranësira për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të variojnë nga 10 deri në 14°C, kurse ato maksimale nga 28 deri në 33°C.
Të dielën, sipas IHK-së, do të ketë erë të lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi rreth 1 deri në 6 metra në sekond. Sipas njoftimit, kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme, megjithëse gjatë orëve të mesditës, për shkak të temperaturave deri në 33°C, mund të ketë ngarkesë të shtuar termike.
“Në aspektin agrometeorologjik, kushtet do të jenë të favorshme për zhvillimin dhe pjekjen e kulturave bujqësore, ndërsa temperaturat e larta dhe mbizotërimi i motit të thatë do të rrisin nevojat për ujë te kulturat bujqësore, veçanërisht te kulturat perimore, misri dhe pemëtore”- përfundon njoftimi.
