Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se nga e hëna, , Zyra për Shtetësinë do të funksionojë në lokacionin e ri në objektin e Agjencisë për Regjistrim Civil. Sveçla ka njoftuar se përveç lokacionit të ri, zyrës i është shtuar edhe stafi mbështetës.
“Nga e hëna, , qytetarët do t’i pranojnë vendimet për fitim, ri-fitim dhe humbje të shtetësisë me lirim në lokacionin e ri të zyrës, në objektin e Agjencisë për Regjistrim Civil. Me qëllim që qytetarët të kenë kushte më të mira gjatë marrjes së shërbimeve, është shtuar edhe stafi mbështetës, me synim që të zvogëlohen radhët dhe koha e pritjes”- ka shkruar ai në Facebook më .
Sipas tij, nga janari deri në qershor 2026, rreth 5,000 qytetarë kanë aplikuar për fitim, ri-fitim dhe humbje të shtetësisë me lirim. Ai ka bërë të ditur se shërbimet përkatëse mund të aplikohen edhe online përmes platformës e-Kosova, duke e bërë procesin më të lehtë dhe më të qasshëm për qytetarët. Ligji i ri për Shtetësinë e Republikës së Kosovës ka hyrë në fuqi më .
