Arrestohet një person në Kaçanik, Policia i konfiskon marihuanë, qese

0%

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve në Kaçanik, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij janë konfiskuar marihuanë, rreth 130 qese për paketim të saj, një pushkë gjuetie, telefon dhe para të gatshme.

Arrestimi është bërë më nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Ferizaj, pas pranimit të informacioneve se personi i dyshuar merrej me shitjen e narkotikëve në Kaçanik. Sipas Policisë, pas veprimeve hetimore dhe operative, DHTN-Ferizaj, në bashkëpunim me njësitë tjera relevante policore, ka zbatuar urdhërkontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar:Një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë 30.44 gram, një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë 1.13 gram, rreth 130 qese të zbrazëta për paketimin e marihuanës, një grinder për bluarjen e marihuanës dhe letra për mbështjellje, një pushkë gjuetie, një telefon dhe para të gatshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia ka njoftuar se për të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent. “Me autorizim të të cilit, ndaj personit të dyshuar iniciohet rasti për veprën penale ’’Blerja, posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’‘dhe pas intervistimit ndaj të njëjtit lëshohet aktvendim për ndalim prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com