Novosella rrëfen për letrën e Jusuf Gërvallës nën presionin e UDB-së:

0%

Sabri Novosella, në emisionin “Dosje” të RTV Dukagjinit, të udhëhequr nga moderatori i emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri, ka thënë se ilegalistët kosovarë e kanë dashur atdheun me zemër e shpirt dhe se i shikonin gjërat ndryshe krahasuar me shqiptarët e Shqipërisë.

“Ne kosovarët e kemi dashur atdheun me zemër, me shpirt dhe kemi qenë të gatshëm me u sakrifiku, kurse ata, sa shqiptarë i ka mbyt Enver Hoxha nëpër burgje, është tmerr”, ka thënë ai.

Sa i përket një letre ku Jusuf Gërvalla i ka shkruar Novosellës për t’i kërkuar falje që e “nxjerr emrin e tij” nën presionin e një UDB-ashi, pasi ia arrestojnë komplet familjen në Zyrën 92 në Pejë, ai është pyetur nga Panduri nëse e dinte se kush kishte qenë UDB-ashi që i kishte bërë presion Jusuf Gërvallës në telefon. Pse dështoi bashkimi i ilegalistëve shqiptarë më 1981?

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Novosella: Bashkimi na doli me kushte “Së pari, UDB-ashi ndoshta më ka ikur në memorie si emër, por po të them të drejtën, ajo letër e Jusufit hiç s’më ka pëlqyer. Pse s’më ka pëlqyer? Se ajo ishte burrëria, karakteri i Jusuf Gërvallës, ai e fajësonte veten që ai më rrezikoi mua. Ç’është e vërteta, nuk ishte puna te rrezikimi. Jusuf Gërvalla ishte një hero i gjallë”, ka thënë ai.

“Kështu që Jusufi ka qenë njeri shumë i madh, e me akuzu, Zoti na ruajt…”, ka thënë Novosella.

Burimi: Telegrafi