Një muaj paraburgim i është caktuar Skender Llugiqit, i dyshuar se ka bërë thirrje për vrasjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi. “Nëse duhet me u dënu Milan Radojiçiçi me 20 vjet, Ramush Haradinaj duhet me 40 vjet, 50, 100 vjet.
Duhet me u pushkatu”, kishte deklaruar ai në sallën e Kuvendit, teksa deputetët ishin duke u përplasur me njëri-tjetrin rreth thirrjes së vazhdimit të seancës për konstituimin e Kuvendit.
Skender Llugiqi përfundon në ndalim 48-orësh pas kërcënimit ndaj Ramush Haradinajt Kërcënimi ndaj Ramush Haradinajt, Prokuroria ndërmerr veprime urgjente – Policia autorizohet ta identifikojë të dyshuarin Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
