Një e re që jeton në Gjermani, me profesion politologe, i është bashkuar protestës së qytetarëve përpara Kryeministrisë për të kërkuar largimin e Edi Ramës. Teksa mori fjalën në protestë, ajo tregoi se babai i saj u largua nga vendi për shkak të korrupsionit. Ajo përmendi edhe një episod që i ka ndodhur mamasë së saj, e cila ka ardhur për pushime në Shqipëri.
Sipas saj, ajo kishte pësuar kriza dhe ndonëse telefononte urgjencën, s’i përgjigjej. “Mamaja ime sot është në Shqipëri për pak ditë pushime. Por u sëmur. Kishte shumë kriza. I binte numrit të ambulancës dhe askush nuk i përgjigjej. Unë isha në Gjermani shumë në ankth. Nga Gjermania më është dashur të thërras ambulancën për ndihmën e shpejtë për të shpëtuar një jetë.
Mamaja ishe vetëm dhe gjëja e parë që më thanë se pse e keni lënë mamanë vetëm.” , tha ajo.
