Komuna e Prishtinës: Pretendimet e Vetëvendosjes për refuzim të

0%

Komuna e Prishtinës ka reaguar ndaj pretendimeve të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me qasjen në dokumentacionin e katër rasteve të legalizimit, duke i cilësuar ato si të pavërteta. Në një reagim, Komuna ka thënë se askujt nuk i është refuzuar qasja në dokumentacion dhe se kërkesa është trajtuar në përputhje me ligjin. “Pretendimi i kundërt është dezinformim”, thuhet në reagimin e Komunës.

Sipas Komunës, kërkuesve u janë ofruar vendimet e legalizimit, ndërsa për dokumentacionin tjetër u është mundësuar konsultimi i dosjeve në ambientet e Kryeqytetit, në një termin të dakorduar paraprakisht.

Sveçla: Kërkuam dosjet e legalizimeve, Komuna na dha vetëm certifikatat Komuna ka theksuar se dosjet përmbajnë të dhëna personale dhe private të personave fizikë, të cilat, sipas saj, nuk mund të shpërndahen në kundërshtim me ligjin. “Transparenca nuk nënkupton shkelje të ligjit dhe as ekspozim të të dhënave të mbrojtura. Kryeqyteti nuk është mbi ligjin”, thuhet në reagim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Komuna ka deklaruar se do të vazhdojë të zbatojë ligjin, të garantojë transparencën dhe të mbrojë të drejtat e qytetarëve, pavarësisht, siç thuhet, presionit apo interesit politik. Në fund, Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje që për çdo pretendim tjetër t’u drejtohen institucioneve kompetente, duke theksuar se është e gatshme të bashkëpunojë me organet e drejtësisë.

Burimi: Telegrafi