Kurti kërkon bisedime për president, opozita insiston në konstituimin

0%

Ngërçi politik në Kosovë vazhdon edhe pas zhvillimeve të fundit në Kuvend. Palët politike mbeten larg një marrëveshjeje për hapat që do ta zhbllokonin situatën, ndërsa përplasjet rreth rendit të prioriteteve po e shtyjnë përpara krizën institucionale. Pa sinjale për pajtueshmëri se cili duhet të jetë hapi i parë për ta nxjerrë vendin nga ngërçi institucional, kaloj edhe kjo e premte.

Në horizont mbetet edhe çështja e zgjedhjes së presidentit, por pa një dakordim paraprak për funksionalizimin e institucioneve. Ndërkohë, kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha sot se presidenti i ardhshëm duhet të jetë një figurë konsensuale, me mbështetje sa më të gjerë politike dhe qytetare.

Por, PDK dhe Aleanca, thanë se pa e kthyer procesin e formimit të institucioneve në binarët kushtetues, Kurti nuk ka kredibilitet të hapë tema madhore shtetërore. Pa sinjale për pajtueshmëri se cili duhet të jetë hapi i parë për ta nxjerrë vendin nga ngërçi institucional, kaloj edhe kjo e premte.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nga Vushtrria ka përsëritur kërkesën ndaj partive të tjera shqiptare për të gjetur bashkërisht një figurë unifikuese për president. Kurti ka komentuar edhe qëndrimin e LDK-së, e cila mbrëmë bëri të qartë se do të qëndrojë në opozitë, por se është e gatshme të diskutojë për një emër konsensual për kreun e shtetit.

Kurti ka folur edhe për detaje nga diskutimet e zhvilluara me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ofertën për bashkëqeverisje. Por, PDK-ja dhe Aleanca, të cilat prej kohësh kanë refuzuar kërkesat e LVV-së për bashkëpunim, nga holli i Kuvendit thanë se pa e kthyer procesin e formimit të institucioneve në binarët kushtetues, Kurti nuk ka kredibilitet të hapë tema madhore shtetërore.

Pak para këtyre deklarimeve, deputetët e PDK-së dhe Aleancës u paraqitën në sallën plenare, ashtu siç kishin paralajmëruar një ditë më parë, edhe pse kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, nuk iu përgjigj kërkesës së tyre për vazhdimin e seancës së ndërprerë më 6 gusht. Nga salla plenare, ata kërkuan vazhdimin e seancës konstituive dhe funksionalizimin e Kuvendit.

Më pas, në një takim të grupit parlamentar në Kuvend u mblodhën edhe deputetët e LDK-së. Jehona Lushaku-Sadriu tha se partia e saj e ka bërë të qartë qëndrimin dhe se tani pret fillimisht konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, e më pas zhvillimin e një procesi për gjetjen e një kandidati konsensual për president.

Me seancën e 6 gushtit, që mbeti e papërfunduar dhe pa një datë të re për vazhdimin e saj, zgjidhja e krizës institucionale nuk ka një afat të qartë kohor. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com