Serbia ia cakton një muaj paraburgim kosovarit të arrestuar “nën

0%

Shpërndaje në: Një ditë pasi avokati Arianit Koci njoftoi se qytetari Dukagjin Maxhuni nga Gjakova është ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci, ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se bëhet fjalë për “të dyshuar për krime lufte”.

“Ka bazë për dyshim se ai ka kryer veprën penale të krimit të luftës kundër popullsisë civile, ndaj anëtarëve të dy familjeve në qershor 1999 në fshatin Bec të Komunës së Gjakovës”, ka shkruar Daçiqi në një njoftim me shkrim. Daçiqi ka njoftuar se ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Edhe pse Ministria e Brendshme e Serbisë ka dhënë vetëm inicialet, ato përshtaten me njoftimin e Kocit, vendin e lindjes dhe vitin. Koci një ditë më parë bëri të ditur se Maxhuni fillimisht është ndaluar për verifikim e pas disa orësh familja e tij është njoftuar se ai është transferuar në Beograd. Janë disa raste që Serbia sivjet ka arrestuar qytetarë nga Kosova.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës në vazhdimësi ka bërë thirrje për qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe bashkatdhetarët që jetojnë në mërgatë dhe planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës, që të përdorin rrugë alternative dhe të shmangin kalimin përmes Serbisë.

Burimi: Koha