Treni del nga binarët në Angli, incidenti i dytë brenda 24 orëve

0%

Një tren ka dalë nga shinat në Wickford, Essex, në Angli, pasditen e së premtes, duke shënuar incidentin e dytë të tillë në Britani brenda 24 orëve. Sipas raportimeve fillestare, bëhet fjalë për një tren të kompanisë Greater Anglia, i cili ishte nisur nga stacioni London Liverpool Street rreth 20 minuta para incidentit.

Policia ka konfirmuar se nga dalja e trenit nga shinat nuk ka persona të lënduar. Incidenti në Wickford ndodhi vetëm një ditë pas daljes nga shinat të një treni në Lewes, Sussex. Si pasojë e atij aksidenti, 20 persona u plagosën, dy prej tyre rëndë, por pa rrezik për jetën. Autoritetet po vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit në Wickford.

JUST IN: Greater Anglia train derails near Wickford in Essex, UK, marking the second train derailment in 24 hours. pic.twitter.com/luXxE09Pjk — Scope Report (@ScopeReport_) August 14, 2026 Treni me 150 pasagjerë del nga shinat në Angli: Vagonat përmbysen, 20 të plagosur Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com