Gjashte persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave dhe një kamionete në Klinë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur në fshatin Pogragjë. “Sot, rreth orës , Policia është njoftuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në fshatin Pogragjë të Klinës.
Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe një kamionetë. Si pasojë e këtij aksidenti, gjashtë (6) persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka konfirmuar ai.
