Pas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale ndaj katër zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në kontratën për mirëmbajtjen e urave në rrugët nacionale dhe rajonale të Kosovës, ka reaguar edhe ish-zëvendësministri i kësaj ministrie, Hysen Durmishi.
Durmishi ka deklaruar se këtë rast e kishte dorëzuar në Prokurorinë Speciale më . Ai ka theksuar gjithashtu se rasti lidhet me periudhën kur në krye të Ministrisë së Infrastrukturës ishte Pal Lekaj, gjatë qeverisjes së drejtuar nga Ramush Haradinaj. Postim i plotë: Me 2 korrik të vitit 2021, këtë lëndë e pata dorëzuar në prokurorinë speciale.
Pas më shumë se 5 viteve, qenka ngritur aktakuzë për disa zyrtarë. Mos harroni se ky rast ka ndodhur në kohën kur ministër ka qenë Pal Lekaj në qeverinë Haradinaj
