Nga: Donisa Fazliu Shpërndaje në: Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka bërë ftesë liderëve të partive kryesore për takim rreth çështjes së presidentit dhe ka mbetur në qëndrimin se fillimisht duhet marrëveshje për këtë post, e pastaj të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit.
Në LDK kanë shprehur gatishmëri për takim, e kryetari i PDK-së ka thënë se pa ndodhur konstituimi i legjislaturës së re nuk mund të flitet për asgjë tjetër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përshëndetur qëndrimin e kryetarit të Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, për t’u angazhuar rreth zgjedhjes së presidentit jopartiak e konsensual.
Sipas kryeministrit në detyrë, edhe pas kësaj situate, fillimisht kërkohet marrëveshja për presidentin, e pastaj vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit. “Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, formimi i Qeverisë nuk janë sfida. Sfidë është zgjedhja e presidentit. Prandaj duhet të merremi vesh.
Jemi të gatshëm të bëjmë diskutime shteruese për emrat që mund t’ia japim nënshkrimet dhe të kandidojnë”, ka deklaruar Kurti. Gjatë takimeve me Kurtin, Abdixhiku ka insistuar që posti i presidentit duhet t’i takojë LDK-së, e një ditë më parë tha se ka hequr dorë nga qëndrimi, me qëllimin që t’i jepet zgjidhje ngërçit.
Kurti bëri të ditur se u ka shkruar të enjten kryetarit të PDK-së, atij të LDK-së dhe kryetarit të Aleancës, me kërkesën që të takohen. Edhe Arbëri 28 pri 2026 Deputetët çojnë vendin sërish në zgjedhje “I kam shkruar të tre kryetarëve mbrëmë me këtë ide që sa më parë të takohemi dhe të merremi vesh për presidentin.
Duhet të takohemi, njëmend të flasim për karakteristikat e figurës presidenciale, por për besë duhet të fillojmë të flasim edhe me emra, sepse po humbim shumë kohë. A më së shumti humbim kohë duke shkuar në zgjedhje”, ka thënë ai. Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, nuk përjashtoi mundësinë e takimit.
“Nuk jam e sigurt nëse kemi marrë ndonjë ftesë, sepse deri në këto momente nuk kam marrë ndonjë konfirmim nga partia. Por, ajo që dihet është se diskutimin për presidentin dhe gatishmërinë për të diskutuar për presidentin e kemi dhënë edhe e kemi dëshmuar, edhe dje e kemi konfirmuar, këtë do ta bëjmë”, ka theksuar Lushaku-Sadriu.
Por, nga foltorja e Kuvendit ku kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se fillimisht duhet të konstituohet Kuvendi, e pastaj të nisin negociatat për presidentin. “Albin Kurti po e mban peng shtetin e Kosovës. Pa e rikthyer Kushtetutshmërinë, pa e rikthyer rendin kushtetues, me ne nuk mund të flitet për asgjë tjetër”, ka deklaruar Hamza.
Edhe Arbëri 4 mar 2026 Hamza: Pa marrëveshje paraprake politike nuk ka votë nga PDK-ja Hamza shkoi në sallën e Kuvendit bashkë me ligjvënës të tjerë të partisë dhe me ata të Aleancës, pasi një ditë më parë bënë thirrje për vazhdim të seancës konstituive. E, pasi doli nga salla, ai nuk dha sinjale për takim të mundshëm me Kurtin.
“Zoti Kurti nuk do bashkëpunim, nuk do partneritet, do nënshtrim. Partia Demokratike e Kosovës, bazuar në gjithë këto fakte, ka ardhur në qëndrimin e saj, i cili është i qartë, është i drejtë, është zëri i faktit. Ne do ta luajmë rolin tonë në Kuvendin e Republikës së Kosovës si parti opozitare me kritika, me alternativa, po edhe me përkrahje, çështje të rëndësishme për interesin e vendit.
Edhe marrëveshjet financiare ndërkombëtare, edhe tema tjera të cilat janë në dobi dhe në interes të Kosovës dhe qytetarëve të vendit”, është shprehur ai. Qëndrimin për të mbetur PDK-ja në opozitë, Hamza e ka bërë të ditur menjëherë pas takimit të parë me kryetarin e LVV-së. E, Kurti tha se synim pati të mos qeveris vetëm, por me LDK-në.
Edhe Arbëri 1 pri 2026 PDK kushtëzon takimet për presidentin, LVV nuk lëviz nga kandidatët “Besoj që LDK-ja është dashur të hy në bashkëqeverisje, të kemi marrëveshje politike. Marrëveshja nuk është e thënë të jetë identike me rezultatin e zgjedhjeve, 53 me 18 deputetë, por edhe deformimi i rezultatit nuk mund të ndryshohet”, ka thënë Kurti.
Kurti e Abdixhiku janë takuar katër herë për arritjen e një marrëveshjeje politike, mirëpo ato kanë rezultuar pa sukses meqë mospajtimi kryesor ka qenë për postin e presidentit.
