Kolona të gjata në Vranidoll, shkak punimet në rrugë

0%

Kolona të gjata të automjeteve janë krijuar në Vranidoll të Prishtinës, si pasojë e punimeve që po zhvillohen në rrugë. Një lexues i ka dërguar një fotografi Telegrafit, ku shihet fluksi i madh i automjeteve në këtë zonë. Për shkak të ngarkesës së trafikut, pjesëmarrësve në komunikacion u rekomandohet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të planifikojnë kohën e udhëtimit.

Shoferët këshillohen të kenë durim dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet në rrugë./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi