Lionel Messi vazhdon të shkruajë histori në futbollin botëror. Kapiteni i Argjentinës ishte protagonisti absolut në fitoren 3-0 ndaj Algjerisë në ndeshjen e parë të Grupit J në Kupën e Botës 2026, duke realizuar një het-trik dhe duke vendosur disa rekorde të jashtëzakonshme. 38-vjeçari shënoi të tre golat e Argjentinës, duke e çuar numrin e realizimeve të tij në Kampionatet Botërore në 16. Me këtë shifër, ai barazoi rekordin e legjendës gjermane Miroslav Klose, i cili deri tani qëndronte i vetëm në krye të listës së golashënuesve më të mirë në historinë e Kupës së Botës.
Burimi:
Bota Sot
