Galatasaray refuzon superofertën për Osimhen, e kërkon Martinellin

0%

Gjiganti turk, Galatasaray raportohet se ka refuzuar një ofertë të majme për Victor Osimhen dhe njëkohësisht ka nisur përpjekjet për transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Gabriel Martinelli. Klubi turk raportohet se ka paraqitur një ofertë verbale prej 45 milionë eurosh, rreth 38.5 milionë paundë për Martinellin.

Megjithatë, Arsenali e vlerëson brazilianin në rreth 45-50 milionë paundë, ndërsa afati kalimtar i verës po i afrohet fundit. Martinelli kishte tërhequr edhe interesimin e Paris Saint-Germain gjatë javëve të fundit, por kampionët e Evropës duket se kanë orientuar vëmendjen drejt objektivave të tjera.

Ndërkohë, sipas “Standard Sport”, Galatasaray ka refuzuar një ofertë prej 130 milionë eurosh, ose 111 milionë paundësh, nga Al Hilal për Victor Osimhen. Kampionët e Turqisë kanë bërë të qartë se sulmuesi nigerian nuk është në shitje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një transferim i Osimhenit do t’i siguronte Galatasarayt të ardhura të konsiderueshme dhe do t’i jepte klubit më shumë hapësirë financiare për të realizuar objektivin për Martinellin, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar skuadrën pas triumfit në Superligën turke sezonin e kaluar. Megjithatë, situata nuk është e favorshme për klubin nga Stambolli.

Martinelli nuk raportohet të jetë i interesuar për një transferim te Galatasaray dhe preferenca e tij është të vazhdojë karrierën në Londër me Arsenalin. Në të njëjtën kohë, një ofertë e re për rinovimin e kontratës së brazilianit nuk pritet të bëhet së shpejti. Arsenali ka qenë aktiv në largimet gjatë kësaj vere.

Leandro Trossard u transferua te Besiktas për rreth 17 milionë paundë, ndërsa klubin londinez e kanë lënë edhe Jakub Kiëior, Christian Norgaard dhe Karl Hein. Në listën e lojtarëve që Arsenali është i gatshëm të dëgjojë oferta përfshihen gjithashtu Miles Lewis-Skelly, Ethan Nwaneri, Reiss Nelson, Gabriel Jesus dhe mesfushori portugez Fabio Vieira.

Burimi: Bota Sot