Kamp stërvitor në Japoni!

0%

Për tri javë me radhë, nga 1 deri më 21 gusht, xhudistët tanë po marrin pjesë në një kamp intensiv stërvitor në Tokio, Japoni, ku po punojnë në ngritjen e formës së tyre sportive dhe përgatitjen për garat e ardhshme. “Kosovën në këtë kamp po e përfaqësojnë Jon Kuka, Blin Kuka, Milot Gashi dhe Roni Reshitaj, nën udhëheqjen e trajnerit japonez Shuusuke Fujiwara.

Gjatë kësaj periudhe, ata po stërviten çdo ditë me sportistë të nivelit më të lartë nga Tokio dhe mbarë Japonia, duke përfituar nga metodat japoneze të stërvitjes dhe teknikat tradicionale të xhudos”, thuhet në njoftimin e Federatës së Xhudos së Kosovës. Ky kamp po u mundëson xhudistëve tonë të fitojnë përvojë dhe të avancojnë vazhdimisht në zhvillimin e tyre sportiv.

Burimi: Bota Sot