Dikur shkëlqente në pistat e atletikës, po sor

0%

Dikur magjepste miliona meshkuj në pistat e atletikës, sot vazhdon të mahnitë edhe jashtë sportit. Darija Klishina, ish-kampionia ruse e kërcimit së gjati, prej vitesh ka qenë një nga sportistet më të komentuara jo vetëm për rezultatet e saj, por edhe për bukurinë.

Ajo ka garuar në kompeticionet më të mëdha ndërkombëtare dhe është renditur shpesh mes atleteve më të mira të disiplinës së saj. Por pamja e saj tërhoqi po aq vëmendje, duke e bërë protagoniste të kopertinave të revistave dhe fushatave të markave të njohura.

Me elegancën dhe fizikun atletik, Klishina ka fituar miliona fansa në mbarë botën, ndërsa fotografitë e saj në rrjetet sociale vazhdojnë të marrin vëmendje të madhe. Pavarësisht famës për bukurinë, ajo gjithmonë ka theksuar se karriera dhe sukseset sportive kanë qenë prioriteti i saj. Sot, Klishina është edhe nënë e dy fëmijëve, ndërsa jetën familjare e mban larg syrit të publikut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot