30 ditë paraburgim për Fehim Salin, të dyshuarin për spiunazh

0%

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar të premten masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Fehim Salit, i dyshuar për spiunazh. Gjykata ka vlerësuar se, në këtë fazë të procedurës, ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprës penale për të cilën po zhvillohen hetimet, si dhe se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

“Në vlerësimin e Gjykatës janë marrë parasysh rrethanat që lidhen me rrezikun e ikjes, rrezikun e ndikimit në dëshmitarë dhe në prova, si dhe rrezikun e përsëritjes ose vazhdimit të veprës penale.

Gjykata ka vlerësuar gjithashtu se, në këtë fazë të procedurës, masat më të buta nuk janë të mjaftueshme për neutralizimin e këtyre rreziqeve dhe për sigurimin e zhvillimit të papenguar të procedurës penale”, thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Fehim Sali dyshohet për spiunazh, ndërsa para Prokurorisë Speciale ka pranuar se ishte rekrutuar nga Shërbimi Inteligjent i Serbisë, BIA, dhe se kishte pasur kontakte të vazhdueshme me zyrtarë të këtij shërbimi.

I dyshuari për spiunazh kishte qenë anëtar i Këshillit Konsultativ për Komunitete me emërim nga ish-presidentja Osmani Në pranga për spiunazh, i gjenden 39 mijë euro dhe 4 telefona Nga Presidenca e Kryeministria te dyshimet për spiunazh – kush është Fehim Sali, i arrestuari për lidhje me BIA-n serbe I dyshuari për spiunazh e pranon se i dha informacione BIA-s, Prokuroria kërkon paraburgim Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com