Prishtina Mall mirëpriti diasporën në Pikën Kufitare Merdarë, Morinë

0%

Me rastin e sezonit veror dhe ardhjes së mijëra bashkatdhetarëve në Kosovë, Prishtina Mall organizoi aktivitete të veçanta mirëseardhjeje në Pikën Kufitare të Merdarës, Morinë dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Në një atmosferë mikpritëse, bashkatdhetarët u pritën me pije freskuese “Lemon Soda” dhe morën informacione rreth aktiviteteve, ofertave dhe mundësive të argëtimit që ofron Prishtina Mall gjatë sezonit veror. Kjo iniciativë kishte për qëllim të shprehë mirënjohjen dhe vlerësimin për diasporën, e cila vazhdon të japë një kontribut të rëndësishëm për Kosovën.

Aktiviteti tërhoqi vëmendjen e një numri të madh të bashkatdhetarëve, të cilët ndaluan për t’u freskuar dhe për t’u njohur me ofertat dhe përvojat që ofron destinacioni më i madh i blerjeve dhe argëtimit në vend.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pjesë e aktivitetit ishin edhe zbritjet speciale nga HyperActive, të cilat u prezantuan për bashkatdhetarët si një mundësi shtesë për të përjetuar argëtimin që ofron qendra më e madhe e këtij lloji në Kosovë. Përmes këtij organizimi, Prishtina Mall rikonfirmoi përkushtimin për të qenë pranë komunitetit dhe për të krijuar përvoja të veçanta për vizitorët.

Aktiviteti shërbeu si një shenjë falënderimi për të gjithë bashkatdhetarët që ruajnë lidhjet e forta me vendlindjen dhe vazhdojnë të kontribuojnë në zhvillimin e vendit. Prishtina Mall mbetet një nga destinacionet më të vizituara në Kosovë, duke ofruar një kombinim unik të blerjeve, gastronomisë dhe argëtimit për të gjitha moshat gjatë gjithë vitit.

Burimi: Telegrafi