Një 48-vjeçar shqiptar, i kërkuar prej rreth 20 vitesh për një vrasje të kryer në Tiranë, është arrestuar në Athinë të Greqisë.
Sipas mediave greke, arrestimi u krye mesditën e së enjtes në zonën e Filotheit në Athinë, nga një task-forcë speciale e policisë greke, në kuadër të Departamentit të Kërkimit të Drejtorisë së Policisë së Atikës. 48-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, pasi akuzohet se në vitin 2006, në Tiranë, kishte vrarë me armë zjarri një bashkatdhetar të tij.
Pas arrestimit, shqiptari është dërguar në Prokurorinë Publike kompetente, ku pritet të ndiqen procedurat e mëtejshme ligjore lidhur me kërkesën e autoriteteve shqiptare. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
