Artikulli i The Wall Street Journal titulluar “The Suspected Gangster Causing Headaches for Kushner’s Albania Deal” me bashkëautorë, Eliot Brown dhe Vladimir Karaj, i publikuar online më 8– online, pritet të shfaqet në versionin e printuar të gazetës në treg, të shtunën ose të dielen.
Artikulli shkruan për planet ambicioze të Jared Kushner për një resort luksoz turistik në Shqipëri të cilat janë përballur me pengesa të rënda nga banorët lokalë, me një biznesmen i dyshuar si gangster dhe e kaluara e turbullt komuniste e vendit kështu të paktën shkruan në editorialin e saj The Wall Street Journal Ajo thotë se banorët e fshatit të vogël bregdetar Zvërnec u tronditën dy vjet më parë kur Kushner, publikoi skicat e një resorti mesdhetar në një gadishull të hollë, të rrethuar nga deti i kaltër dhe një lagunë ku grumbullohen flamingot.
Tokat që shfaqeshin në imazhe sipas WSJ ishin ato ku prindërit dhe gjyshërit e tyre dikur mbillnin patate. Sipas tyre, këto prona u grabitën në vitet 2000 nga Artur Shehu, një person i dyshuar si gangster që iku në Majami pas një përleshjeje me armë në barin e tij.
Fshatarët i dërguan një letër Kushner-it, duke e informuar se ishin të përfshirë prej gati dy dekadash në mosmarrëveshje gjyqësore me Shehun dhe duke kërkuar që zhvilluesit të mos vazhdonin. “Prona i përket fshatit dhe banorëve të tij,” shkruanin ata.
Megjithatë, grupi i zhvillimit i mbështetur nga Kushner vazhdoi përpara dhe i pagoi Shehut mbi 120 milionë dollarë për tokën në fillim të këtij viti. Dy muaj më vonë, prokurorët shqiptarë kërkuan arrestimin e tij, duke e akuzuar se ka luajtur një rol kryesor në një operacion të gjerë ndërkombëtar të kontrabandës së drogës.
Sipas tyre, ai solli kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë, të fshehur në dërgesa qymyr druri dhe paste frutash. Prokurorët pretendojnë se Shehu pastroi paratë përmes pronave – përfshirë gadishullin e Zvërnecit – që u morën duke përdorur dokumente të forcuara të epokës osmane. Shehu, i cili jeton prej vitesh në Majami, mohon të gjitha akuzat.
Avokati i tij thotë se ai nuk është trafikues droge dhe as grabitës tokash, dhe se nuk ka pasur marrëdhënie të drejtpërdrejta me Kushner-in, por ka vepruar përmes një ndërmjetësi. WSJ : Si funksionon rikthimi i pronave dhe roli i Shehut Pas rënies së komunizmit, Shqipëria, miratoi ligje për kthimin ose kompensimin e pronave të shtetëzuara që nga viti 1944.
Procesi, i rregulluar fillimisht me ligje të viteve 1990 dhe më vonë me Ligjin 133/2015, kalon nëpër Agjencinë e Trajtimit të Pronave. Ish-pronarët ose trashëgimtarët paraqesin kërkesa me dokumente historike (shpesh osmane), verifikohen, dhe nëse prona është e lirë kthehet fizikisht, përndryshe jepet kompensim financiar nga një fond i posaçëm.
Në praktikë, procesi ka qenë kaotik, shkruan WSJ mbivendosje pretendimesh, vonesa të gjata, dhe shpesh falsifikime dokumentesh, veçanërisht në zona bregdetare me vlerë të lartë. Kjo ka krijuar terren ideal për konflikte dhe skema të dyshimta.
Sipas dosjeve të SPAK, Shehu pretendohet se ka shfrytëzuar këtë kaos duke përdorur dokumente të forcuara (si “Regjistri Daimi”) për të marrë toka, pastaj duke i copëzuar dhe transferuar për të fshehur origjinën, me qëllim pastrimin e parave nga trafiku i kokainës.
Rrjeti i dyshuar diskutonte njëkohësisht drogën dhe investimet në toka e resorte gjatë takimeve jashtë vendit (Aruba, Spanjë etj.), gjithmon sipas The Wall Street Journal.
E cila shkruan se projektet e mëdha turistike e ndërtimore të dekadës së fundit, të miratuara nën qeverinë e Edi Ramës, janë përshkruar nga prokurorët si mjedis ku krimi i organizuar dhe biznesi kanë pasur lidhje simbiotike, edhe pse nuk ka prova të drejtpërdrejta se kryeministri ka bashkëpunuar personalisht me Shehun në trafik.
Sipas WSJ – Rama, ka mbrojtur projektin e Zvërnecit, duke theksuar se toka u përket blerësve të ligjshëm dhe se hetimet ndaj shitësve janë paralele. Ky skandal është goditja e fundit për planet e huaja të pasurive të Kushner-it, shkruan The Wall Street Journal.
Ajo thotë se projekti i resortit, që përfshin edhe ishullin e Sazanit, ka shkaktuar protesta masive në Tiranë, shqetësime mjedisore dhe kritika për mungesë transparence. “E kaluara komuniste, e kombinuar me interesat e dyshimta dhe mungesën e qartësisë mbi pronësinë, vazhdon të hedhtë hije të gjata mbi ambiciet e huaja në bregdetin shqiptar.” shkruan The Wall Street Journal.
