Shpërndaje në: I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë të ditur se BE-ja nuk ka përcaktuar një afat kohor për përmbylljen e procesit të dialogut. Në një intervistë me shkrim për KosovaPress, Sorensen ka thënë se për të më e rëndësishme se përcaktimi i një date është që palët të zbatojnë marrëveshjet për të cilat tashmë janë pajtuar.
“Nuk do të caktoj një afat kohor për përmbylljen e dialogut në tërësi: ajo që ka rëndësi është që të dyja palët të zbatojnë atë për të cilën tashmë kanë rënë dakord. Përparimi, e jo kalendari, është kriteri im matës”, ka thënë Sorensen.
Ai ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka as një datë për takimin e radhës të kryenegociatorëve, duke thënë se përgatitjet vazhdojnë dhe se është në kontakt të rregullt me të dyja delegacionet. “Nuk kam një datë për të njoftuar lidhur me takimin e radhës të kryenegociatorëve.
Përgatitjet vazhdojnë dhe unë jam në kontakt të rregullt me të dyja delegacionet për të përcaktuar se kur një takim mund të sjellë rezultate”, ka deklaruar ai.
Edhe Arbëri 10 pri 2026 Skenderaj ua vë drynin dy ambulancave të sistemit paralel serb Sa i përket takimit të nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Sorensen ka thënë se ai do të thirret vetëm atëherë kur mund të kontribuojë në arritjen e rezultateve konkrete.
“Ai nuk është as shpërblim dhe as mundësi për fotografi. Ai thirret kur mund të ndihmojë në arritjen e rezultateve, dhe Përfaqësuesja e Lartë është e gatshme ta thërrasë atë kur të dy liderët të jenë gati për të sjellë rezultate konkrete”, ka thënë Sorensen.
Duke folur për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, diplomati evropian ka theksuar se ajo është ligjërisht e detyrueshme sipas së drejtës ndërkombëtare, pavarësisht se Kurti dhe Vuçiq nuk e kanë nënshkruar. “Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 është ligjërisht e detyrueshme sipas së drejtës ndërkombëtare, me ose pa nënshkrime”, ka deklaruar Sorensen.
Sipas tij, të dyja palët janë pajtuar për tekstin e marrëveshjes në Ohër dhe nuk kanë paraqitur kundërshtime ndaj mënyrës së përcaktuar nga BE-ja për regjistrimin e pëlqimit të tyre. “Ajo që mungon nuk janë nënshkrimet, por zbatimi. Pikërisht këtu duhet përqendruar energjia”, ka thënë ai.
Sorenseni ka folur edhe për çështjen e personave të zhdukur, duke thënë se ajo mbetet një prioritet për shkak të peshës së saj humanitare. Lidhur me zbulimin e mbetjeve mortore në disa lokacione në Zubin-Potok, ai ka thënë se BE-ja po e ndjek nga afër procesin dhe ka kërkuar që puna të përshpejtohet dhe informacionet përkatëse të shkëmbehen pa vonesë.
Edhe Arbëri 14 mar 2026 Ligji për të huajt sjell Sorensenin në Prishtinë “Çështjen e ngre në Prishtinë dhe në Beograd sa herë që më jepet mundësia. Ajo që ka rëndësi për familjet nuk është thjesht një vizitë, por përparimi i vazhdueshëm”, ka thënë Sorensen.
Ai ka rikujtuar se të dyja palët, përmes Deklaratës për Personat e Zhdukur, janë zotuar të bashkëpunojnë për identifikimin e vendvarrimeve dhe shkëmbimin e informacionit të nevojshëm.
