Mitrovica organizon panairin “Konaku i Mitrovicës”, nga 17 deri më 23

0%

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar për organizimin e Panairit “Konaku i Mitrovicës”, i cili do të mbahet nga 17 deri më . Lajmin e ka njoftuar Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, përmes një njoftimi drejtuar qytetarëve.

Sipas njoftimit, panairi do të zhvillohet në sheshin te Xhamia “Isa Beg”, ku do të prezantohen produkte të ndryshme të punuara dhe të prodhuara nga gratë fermere dhe artizane. Organizatorët kanë ftuar qytetarët që të vizitojnë panairin dhe të mbështesin produktet vendore dhe punën e grave në sektorin e bujqësisë dhe artizanatit.

Burimi: Telegrafi