Dyshime për keqpërdorim të detyrës, ky është gjyqtari i Themelores që

0%

– Arrestohet gjyqtari i Themelores, dyshohet për keqpërdorim të detyrës Prokuroria Speciale e së Kosovës, në bashkëpunim me Njësinë e Veçantë Hetimore të Policisë së Kosovës, ka ndërmarrë një aksion hetimor që ka rezultuar me arrestimin e një gjyqtari të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me inicialet A.G.

Sipas Prokurorisë Speciale, gjyqtari dyshohet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare”. Hetimi ndaj tij është zhvilluar në mënyrë intensive dhe të vazhdueshme për disa muaj.

Gjatë kësaj periudhe, organet e hetuesisë kanë siguruar të dhëna dhe prova mbi bazën e të cilave Prokuroria Speciale ka vlerësuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirjen e tij në veprën penale. Për këtë arsye, është ndërmarrë masa e arrestimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Me qëllim të respektimit të integritetit të procesit hetimor dhe parimit të prezumimit të pafajësisë,nuk mund të ndahen detaje të tjera në këtë fazë.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuara në luftimin e korrupsionit, keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe veprave të tjera penale, duke vepruar në përputhje me ligjin dhe me standardet e drejtësisë penale”, thotë Prokuroria. – Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ky është gjyqtari që u arrestua sot Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan, Avdirrahman Gashi, është personi i arrestuar sot nga Prokuroria Speciale e Kosovës, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Arrestimi i tij është bërë gjatë një aksioni të zhvilluar nga Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Njësinë e Veçantë Hetimore të Policisë së Kosovës.

Prokuroria Speciale njoftoi sot se ka ndërmarrë veprime hetimore që kanë rezultuar me arrestimin e një gjyqtari të Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke bërë të ditur se ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare”. Hetimi ndaj tij, sipas Prokurorisë Speciale, është zhvilluar në mënyrë intensive dhe të vazhdueshme gjatë një periudhe disa mujore.

Bazuar në të dhënat dhe provat e siguruara gjatë hetimit, Prokuroria ka vlerësuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirjen e tij në veprën penale për të cilën është arrestuar.

Burimi: Bota Sot