Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka zhvilluar sot aksione në zonën e kryeqytetit, ku janë shkyçur disa konsumatorë për shkak të borxheve të papaguara. Sipas KRU “Prishtina”, borxhet e konsumatorëve të shkyçur variojnë nga 500 deri në 3 mijë euro.
Gjatë aksionit, ekipet e kompanisë kanë identifikuar edhe disa lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit, ndaj të cilave janë ndërmarrë masat përkatëse. KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se aksionet do të vazhdojnë gjatë gjithë muajit, me qëllim të parandalimit të keqpërdorimit të ujit dhe rritjes së pagesave për shërbimet e ofruara.
Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i shlyejnë obligimet dhe të shmangin lidhjet e paligjshme në rrjet. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
