Arrestohet gjyqtari i Themelores, dyshohet për keqpërdorim të detyrës

0%

Prokuroria Speciale e së Kosovës, në bashkëpunim me Njësinë e Veçantë Hetimore të Policisë së Kosovës, ka ndërmarrë një aksion hetimor që ka rezultuar me arrestimin e një gjyqtari të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me inicialet A.G. Sipas Prokurorisë Speciale, gjyqtari dyshohet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare”.

Hetimi ndaj tij është zhvilluar në mënyrë intensive dhe të vazhdueshme për disa muaj. Gjatë kësaj periudhe, organet e hetuesisë kanë siguruar të dhëna dhe prova mbi bazën e të cilave Prokuroria Speciale ka vlerësuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirjen e tij në veprën penale. Për këtë arsye, është ndërmarrë masa e arrestimit.

“Me qëllim të respektimit të integritetit të procesit hetimor dhe parimit të prezumimit të pafajësisë,nuk mund të ndahen detaje të tjera në këtë fazë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuara në luftimin e korrupsionit, keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe veprave të tjera penale, duke vepruar në përputhje me ligjin dhe me standardet e drejtësisë penale” , thotë Prokuroria.

Burimi: Bota Sot