Dileta Leota si zakonisht nuk heq dorë nga pozat tunduese në postimet e saj në rrjete sociale. Sot ajo ka bërë një gjë të tillë duke postuar foto dhe video ku shihet me një kostum banje të verdhë nga i cili dallohen format provokuese të prezantueses sportive italiane.
Nuk kanë munguar reagime të shumta nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale dhe mes tyre ka qenë edhe një koment i moderatores sportive shqiptare, Eva Murati. Kjo e fundit ka shoqëruar postimin me fjalën “zjarr” dhe emoji të flakëve.
