Klubi belg, Sint-Truiden ka konfirmuar zyrtarisht blerjen e sulmuesit anësor shqiptar, Arbnor Muja, nga Samsunspor. Pas huazimit njëvjeçar, Sint-Truiden ka vendosur ta blejë përfundimisht kartonin e sulmuesit shqiptar nga klubi turk.
Paraqitjet e tij pozitive në 28 ndeshje në të gjitha garat, me gjashtë gola dhe dy asistime, si duket e kanë bindur klubin belg ta bëjë të përhershme marrëveshjen. Blerja e tij nga Samsunspor është konfirmuar nga vet faqja zyrtare e Sint-Truiden, e cila gjithashtu ka zbuluar se lojtari do ta mbajë fanellën me numër 7.
“STVV blen përgjithmonë Arbnor Mujën nga Samsunspor”, shkruan në postimin e klubit belg. Ndryshe, Muja në të kaluarën ka bërë karrierë edhe Trepça, Trepça ’89, Skënderbeu, Drita dhe Royal Antëerp, para transferimit te Samsunspor.
