Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka emëruar Artan Berishën në pozitën e Nënkryetarit për Komunitete. Sipas njoftimit të Komunës së Gjakovës, emërimi vjen pas vendimit të Kuvendit Komunal të datës dhe konfirmimit të ligjshmërisë së këtij vendimi nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).
Komuna e Gjakovës ka thënë se me këtë vendim synohet forcimi i përfaqësimit, përfshirjes dhe avancimit të pozitës së komuniteteve jo-shumicë në komunë. Artan Berishës i është uruar sukses në detyrën e re dhe punë të mbarë në shërbim të qytetarëve.
