Kevin Dodaj prezantohet në klubin e ri

0%

Kevin Dodaj është prezantuar sot zyrtarisht si emri më i ri i skuadrës së Leçia Gdansk në futbollin polak,. Sulmuesi i cili shpërtheu në radhët e Vllaznisë, ka qenë nën kontratë me CSKA të Sofjes në vitin e kaluar, por tashmë do të nisë këtë aventurë të re me klubin polak i cili në edicionin e fundit ra nga kategoria, por kërkon rikthimin në elitë.

Ka qenë vetë klubi ai i cili ka prezantuar Dodajn me një video në rrjetet sociale, duke treguar edhe detaje të marrëveshjes mes palëve. “Anësori i majtë Kevin Dodaj i është bashkuar Leçia Gdansk. Futbollisti 20-vjeçar i bashkohet klubit me një huazim njëvjeçar nga CSKA Sofje.

Kontrata përfshin një opsion për të blerë lojtarin”, s hkruhej në njoftimin e klubit ku Dodaj do të mbajë fanellën me numrin 7.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot