Dy gola të Haalandit në fitoren e Norvegjisë ndaj Irakut

0%

Shpërndaje në: Në debutim në Kupën e Botës, Erling Haaland ka dëshmuar që është për skenën më të madhe të futbollit. Superylli i Manchester Cityt i shënoi dy gola për ta udhëhequr Norvegjinë drejt fitores 4:1 ndaj Irakut. Ndeshja u luajt në natën mes të martës e së mërkurës, sipas kohës në Kosovë. Haaland shënoi në minutën e 29-të për 1:0 dhe në minutën e 43-të për 2:1. Aymen Hussein i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 39-të. Leo Ostigard realizoi golin e tretë për norvegjezët në minutën e 76-të, kurse autogoli i Aymen Husseinit vendosi rezultatin përfundimtar, 4:1, në minutën e 96-të.

Burimi: Koha