Me afrimin e fillimit të vitit të ri shkollor, Decathlon sjell kampanjën “Back to School” , e cila do të zhvillohet nga 14 Gusht deri më 14 Shtator , duke sjellë për familjet një përzgjedhje të gjerë produktesh me çmime të lira , për një rikthim sa më të lehtë dhe aktiv në shkollë. Një vit i ri shkollor sjell synime të reja, rutina të reja dhe shumë mundësi për të qenë aktiv.
Përmes kësaj kampanje, Decathlon synon të mbështesë fëmijët dhe prindërit në përgatitjet për sezonin e ri, me produkte të përshtatshme si për ditët në shkollë, ashtu edhe për aktivitetet sportive pas mësimit, duke ofruar zgjidhje praktike për çdo buxhet .
Gati për shkollë, gati për sport Në fokus të kampanjës janë çantat, këpucët sportive, veshjet dhe aksesorët , me një përzgjedhje produktesh me çmime të përballueshme , që u duhen fëmijëve për një fillim të ri shkollor, së bashku me produkte për sportet dhe aktivitetet e tyre të preferuara.
Për të zbuluar përzgjedhjen e produkteve Back to School , familjet mund të vizitojnë dyqanin Decathlon në Prishtina Mall ose të bëjnë porositë online përmes decathlonkosovo.com . Me mesazhin “Këtë vit, rikthehu në shkollë me Decathlon” , kampanja sjell një fillim të ri të mbushur me energji, lëvizje dhe mundësi të reja.
Sepse një vit i ri shkollor është më shumë se një rikthim në klasë, është fillimi i shumë aventurave të reja
