Policia e Vlorës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti me armë mes dy vëllezërve, për motive pronësie, në lagjen “Uji i Ftohtë”. Në operacionin e koduar “Lidhja”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë ndërhynë menjëherë pas njoftimit për konfliktin dhe arrestuan në flagrancë 47-vjeçarin me inicialet J. T., i cili dyshohet se ka kanosur me armë zjarri vëllain e tij.
Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi një pistoletë, 2 krehra dhe 30 fishekë. Sipas policisë, 47-vjeçari rezulton gjithashtu me precedent kriminal për trafikim të lëndëve narkotike, shkruan A2CNN. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
