Avionët patrullues të NATO-s rrëzojnë një dron në qiellin e Letonisë

0%

Avionët luftarakë që veprojnë në kuadër të misionit të Policisë Ajrore Baltike të NATO-s kanë rrëzuar të premten () një “dron të huaj” në hapësirën ajrore letone, raporton Reuters duke iu referuar njoftimit të ushtrisë letone.

Në një deklaratë, forcat e armatosura të Letonisë kanë thënë se droni kishte hyrë në Letoni “si rezultat i luftës elektromagnetike ruse” dhe se ishte kapur mbi rajonin Balvi në lindje të vendit. Ushtria ka vendosur njësi shtesë të mbrojtjes ajrore në kufijtë lindorë të Letonisë dhe do të vazhdojë të monitorojë hapësirën e saj ajrore, shtohet në deklaratë.

“Për sa kohë që agresioni i Rusisë në Ukrainë vazhdon, është e mundshme të ketë përsëritje të rasteve kur dronë të huaj hyjnë ose i afrohen hapësirës ajrore letone është”, thuhet në deklaratë. Kërcënime të mëtejshme ndaj hapësirës ajrore u identifikuan në komunat Augshdaugava, Preiļi, Rezekne, Balvi dhe Aluksne, por këto kanë rreziqe kanë marrë fund tashmë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërhyrja e fundit vjen pas inkursioneve në rritje me dronë në hapësirën ajrore të NATO-s përgjatë krahut lindor të aleancës, e cila mbetet veçanërisht e ndjeshme ndaj sfidave të sigurisë që rrjedhin nga lufta e Rusisë në Ukrainë, e cila filloi pasi Moska nisi pushtimin e plotë të vendit në shkurtin e vitit 2022.

Në korrik, avionët luftarakë rumunë rrëzuan tre dronë brenda vetëm tre ditësh mes rritjes së incidenteve të lidhura me dronë në vend. Zyrat e Prokurorit të Përgjithshëm Rumun përcaktuan se të paktën një nga dronët e ndërhyrë ishte i tipit “Shahed” i përdorur nga forcat ruse në luftën e saj kundër Ukrainës, kanë thënë zyrtarët.

Zhytësit ushtarakë rumunë shkatërruan gjithashtu dy dronë të tipit “Gerbera” në Detin e Zi të martën, pranë projektit të gazit “Neptun Deep”. “Për të siguruar sigurinë e korridorit të transportit detar dhe punën që po kryhet rreth platformës, u mor vendimi për të kryer një shkatërrim të kontrolluar me anë të shpërthimit”, tha atëherë ministri rumun i Mbrojtjes, Radu Miruța.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo