Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Shtime-Lipjan. Mësohet se aksidenti ka ndodhur të enjten, rreth orës , në fshatin Grackë e Vogël, ku janë përfshirë dy vetura. Siç raportojnë mediat, si pasojë e përplasjes, personi që ka humbur jetën është një 72-vjeçar, ndërsa një grua është lënduar rëndë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet kompetente, ndërsa me autorizim të prokurorit janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
