Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë shkuar para objektit të Qeverisë së Kosovës. Sipas tyre, Kurti jashtëligjshëm po e ushtron detyrën e kryeministrit në detyrë të vendit pas betimit si deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. “Edhe sot jemi para Qeverisë për t’i thënë Albin Kurtit dy gjëra: E para: në këtë ndërtesë je uzurpator.
E dyta: eja në Kuvend që ta konstituojmë atë. Hape rrugën për funksionimin e institucioneve” , shkruhet në postimin e PDK-së.
Burimi:
Bota Sot
