Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur paraditen e së enjtes në rrugën Shtime–Lipjan, ku si pasojë e përplasjes së dy veturave një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar, mëson Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur më 13 gusht, rreth orës , në fshatin Grackë e Vogël, ndërsa në aksident janë përfshirë një Volkswagen Golf dhe një Volkswagen Passat me targa gjermane. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është F. S.., rretth 72-vjeçar i cili po drejtonte Golf-in dhe ka humbur jetën si pasojë e aksidentit.
Në të njëjtën veturë ndodhej edhe A.S., rreth 41-vjeçar, e cila ka pësuar lëndime të rënda. Në aksident është përfshirë edhe një Passat i zi me targa gjermane, të cilin e drejtonte A. R., rreth 39-vjeçar. Edhe ai ka mbetur i lënduar. Në vendin e ngjarjes ka dalë Prokurori kujdestar i Shtetit, i cili ka autorizuar Njësinë e Hetimeve të Trafikut për ndërmarrjen e veprimeve hetimore.
Trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga ekipi i Mjekësisë Ligjore dhe është dërguar për obduksion. Shkaku i aksidentit ende nuk është përcaktuar dhe mbetet objekt i hetimeve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
