Rachel Zoe shfaqi figurën e saj jashtëzakonisht të dobët, e veshur me një fustan me dekolte të theksuar, gjatë një eventi publik në Hamptons këtë javë. 54-vjeçarja është prej vitesh në qendër të spekulimeve për peshën e saj, që nga koha kur u bë një prej stilisteve më të kërkuara të Hollywood-it në vitet 2000.
Një episod i vitit 2009 i reality show-t të saj, “The Rachel Zoe Project”, trajtonte shqetësimin e saj për kritikat ndaj fizikut “tepër të hollë”. Në një nga skenat e paharrueshme, Zoe hoqi dorë nga një fustan me shpinë të hapur për një festë, pasi rruazat e saj të shtyllës kurrizore ishin të dukshme.
Tashmë, me rikthimin e saj në televizion përmes “The Real Housewives of Beverly Hills”, fiziku i imët i Zoe është sërish nën vëmendje të madhe. Rachel Zoe Muajin e kaluar, ajo publikoi fotografi të saj nga profili, të cilat shkaktuan komente të shumta në internet, ku disa shprehën shqetësim për pamjen e saj dhe shëndetin.
Spekulimet u shtuan edhe më shumë të martën, kur Zoe mori pjesë në eventin e lançimit të kopertinës së një reviste në Hamptons, e veshur me një fustan të hapur në pjesën e sipërme, që vinte në pah kockat e kraharorit. Rachel Zoe
