Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për Skender Llugiqin, i cili

0%

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Skender Llugiqit, i cili dyshohet se gjatë vizitës në Kuvendin e Kosovës ka kërcënuar ish-kryetarin e Aleancës, Ramush Haradinaj. Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, ndaj të dyshuarit është parashtruar sot () kërkesë në Gjykatën e Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit.

Llugiqi ishte ndaluar për 48 orë nga Prokuroria Speciale nën dyshimin për kryerjen e veprave penale – nxitja e përçarjes dhe mosdurimit, dhe – kanosja. Llugiqi gjatë vizitës së tij në Kuvendin e Kosovës dyshohet se e ka kërcënuar Ramush Haradinajn. Deklaratat e tij kundër Haradinajt i dyshuari i bëri në ditën e tretë të vizitës së mërgimtarëve në Kuvendin e Kosovës.

Në disa pamje të publikuara në media, i dyshuari dëgjohet teksa thot se Ramush Haradinaj “duhet të dënohet dhe pushkatohet” “Nëse duhet me u dënu Millan Radoiçiqi 20 vjet, Ramush Haradinaj duhet me u dënu 40 vjet, 50, 100 vjet, duhet me u pushkatu” – dëgjohet duke thënë i dyshuari më në hapësirat e sallës plenare, e cila ishte e hapur për vizitorët nga diaspora.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lideri i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj këtyre deklaratave kundër bashkëpartiakut të tij, Ramush Haradinajt. Sipas Gjinit, thirrjet vëllavrasëse në shtëpinë e ligjit nuk janë të rastësishme, ato janë produkti i saktë i një platforme mbi dhjetëvjeçare propaganduese.

Burimi: Kallxo