Gjini përshëndet vendimin e LDK-së: Qëndrim i drejtë që të mos

0%

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, e ka cilësuar të drejtë dhe parimor qëndrimin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për të mos bashkëqeverisur me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e saj, Albin Kurti. Gjini, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Aleanca e ka kundërshtuar vazhdimisht qasjen e Kurtit dhe Vetëvendosjes.

“Aleanca ka kohë që ka nënvizuar me ngulm lojën e pandershme të Kurtit dhe partisë së tij. Prandaj, qëndrimi i sotëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos marrur pjesë në qeverisje me Kurtin është i drejtë dhe parimor dhe si të tillë e përshëndes.

Ai synon të ketë kontroll të plotë mbi të gjitha institucionet dhe mbi gjithë shtetin të cilin po e degradon çdo ditë”, ka shkruar Gjini në Facebook. Aleanca e ka refuzuar vazhdimisht komunikimin me Kurtin pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Kjo parti ka thënë se i ka gjashtë kërkesa për Kurtin në mënyrë që ta mbështesë formimin e institucioneve. “Aleanca mbetet e qartë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kosova nuk guxon të kontrollohet nga një njeri, si dhe cilado qeveri e ardhshme duhet të pranojë: 1. Gazin amerikan 2. Të ndërtojë kapacitete energjetike 3. Ta përfundojë infrastrukturën kryesore 4. Ta ngrisë pragun e TVSH për bizneset e vogla 5. T’i lirojë bujqit nga tatimi në pronë 6. Të investojë në kryeqytet”, ka shkruar tutje Gjini. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com