Ia prishi gjumin ariut polar, norvegjezi gjobitet me afro 5 mijë euro

0%

Një person është dënuar me 50 mijë krona (4.560 euro) për përdorimin e një borie për të zgjuar një ari polar që po flinte në arkipelagun Svalbard të Norvegjisë, njoftoi një zyrtar lokal.

Incidenti ndodhi më herët këtë muaj, pasi dikush e dha alarmin nga një anije, e cila po lundronte në një fjord në pjesën veriperëndimore të Svalbardit – rreth 1.000 kuilometra larg Polit të Veriut, raporton televizioni BBC . Të enjten, një person, emri i të cilit nuk është publikuar, u gjobit me 50 mijë krona për incidentin, konfirmoi guvernatori i atij territori.

Sipas rregulloreve lokale, “është e ndaluar që pa nevojë të pengohet, t’i tërhiqet vëmendja ose të ndiqet një ari polar”, kafshë që në vitin 1972 ishte shpallur specie e mbrojtur në Svalbard. Rreth 250 arinj polarë janë numëruar në këtë arkipelag gjatë vlerësimit të fundit shkencor, i kryer në vitin 2015.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në një deklaratë, guvernatori Lars Fause tha se, kur anija lundroi afër kafshës, “pasagjerët e saj thuhet se kishin parë një ari polar duke fjetur në tokë”. “Një person në anije pastaj e përdori borinë e saj, duke e zgjuar kafshën, e cila shkoi në një vend tjetër” – shtoi ai. Raportohet se personi i gjobitur është pajtuar që ta paguajë gjobën. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com