“Ju erdhi fundi”- Marshimi i qytetarëve, thirrjet ironizuese ndaj

0%

Gjatë marshimit nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të bulevardit përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë shoqëruar lëvizjen e tyre me një sërë thirrjesh kundër qeverisë dhe klasës politike.

Ndër thirrjet e dëgjuara gjatë protestës ishin “Shqipëria po digjet, Rama po krihet!”, “Shqipëria kërkon revolucion!”, “Shqipëri e re!”, “Opozitë e shitur!”, “Rama në burg, Berisha në burg!”, “Ju erdhi fundi”.

Një tjetër thirrje ironizuese ishte: “Ka shku 5 mijë lekë shishja e vajit, ministra për qejf hotele dhe Dubai” Ndërsa kryefjala e protestuesve është vetëm një: “Rama jepe dorëheqjen”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot