Netanyahu provokon Britaninë: “Republika e parë islamike me armë

0%

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shkaktuar reagime pas disa deklaratave provokuese ndaj Britanisë së Madhe gjatë një interviste, ku foli për zhvillimet demografike dhe politike në Evropë. Në një ton sarkastik, Netanyahu tha se Britania mund të quhet “Republika Islamike e Britanisë”.

“Dikush ka thënë se republika e parë islamike me armë bërthamore do të jetë Republika Islamike e Britanisë”, deklaroi ai. Megjithatë, komenti për Britaninë shërbeu si hyrje për mesazhin kryesor të Netanyahut, i cili ishte i drejtuar ndaj Iranit. Duke iu referuar çështjes së armëve bërthamore, kryeministri izraelit shtoi se Izraeli po kujdeset që “të mos ketë edhe një tjetër” në Iran.

Deklaratat e tij pritet të shkaktojnë reagime në Britani, për shkak të natyrës së tyre provokuese ndaj një prej aleatëve të Izraelit në Evropë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com