Transferim i pabesueshëm! Real Madrid shet 10 milionë euro lojtarin e

0%

Real Madrid është kthyer në një klub i cili po prodhon lojtarë nga akademia dhe po siguron shifra të rëndësishme për transferimet e tyre. Shembulli më mbresëlënës është ai i Jakobo Ortega.

Djaloshi 20-vjeccar, i cili ka qenë pjesë e akademisë së madrilenëve gjatë gjithë karrierës së tij, pa luajtur kurrë në ekipin e parë, po bëhet gati të transferohet te Strasburgu në Francë, që po e ndjek prej kohësh me vëmendje. Klubi francez kërkonte transferimin duke paguar 8 milionë euro për 50% të kartonit të lojtarit.

Por negociatat vazhduan derisa shifra shkoi në 10 milionë euro, duke i lënë Real Madridit 30% të kartonit. Kjo është një shifër mbresëlënëse që tregon edhe një herë se Reali po gjen mënyra për të siguruar të ardhura me të rinjtë të cilët e kanë të vështirë të gjejnë hapësira në ekipin e parë, edhe pa i bërë ndonjëherë pjesë të tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot