Protestuesi: Kryeministri nuk e ka përmbushur kontratën me popullin,

0%

Në ditën e 75-të të protestës para Kryeministrisë, një prej protestuesve tha se qëndresa e qytetarëve ka vijuar për t’i treguar qeverisë se nuk do të tërhiqen deri në largimin e saj. Ai kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë qeverisë, duke argumentuar se, sipas tij, ata nuk kanë përmbushur detyrimet ndaj qytetarëve.

“75 ditë qëndresë dhe rezistencë, 75 ditë për ti treguar këtij pushteti se ne nuk largohemi pa u larguar këta. 75 ditë që ngjallën besimin se Shqipërinë mund ta bëjmë. 75 ditë për ti treguar kryeministrit ende në detyrë se ai dhe gjithë qeveria e tij duhet të dorëhiqen, sepse nuk e kanë përmbushur kontratën me popullin shqiptar”, tha protestuesi, i cili theksoi se “këto 75 ditë e deligjitimoi pushtetin dhe kanë plakur kryeministrin dhe kanë nxjerrë në pah fytyrën e tij të vërtetë që është krimi dhe korrupsioni”.

Më tej ai u shpreh se të gjithë qytetarët janë në rrugën e duhur, ndërsa theksoi se kjo qeveri kërkon të intimidojë me gjuhën e urrejtjes, por u shpreh se nuk do të tërhiqen. “Ky është momenti që duhet të rezistojmë më shumë”, tha ai, duke theksuar se kjo është arma jonë më e fortë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot