Kapiteni kuqezi transferohet te klubi tjetër italian! Një prej talenteve që ka spikatur me Kombëtaren U17 të Shqipërisë, i ka dhënë sot lamtumirën zyrtarisht Fiorentinës, për t’u transferuar te klubi i Monzës.
Mbrojtësi shqiptar Konstantinos Varesis, i cili ishte bërë pjesë e akademisë së Fiorentinës në vitin 2024, i ka dhënë lamtumirën vjollcëve, për të kaluar në radhët e Monzës, ku do të luajë fillimisht në akademinë e këtij klubi.
Qendërmbrojtësi 17-vjeçar, i cili ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te Shqipëria U17 në vitet e fundit, vlerësohet si një lojtar i cili mund të fitojë shpejt hapësira edhe në ekipet e më të rriturve e pse jo, të debutojë në skuadrën e parë të Monzës në Serinë B.
