Instagram prezanton logon e re pas një dekade

0%

Gjiganti Meta ka prezantuar zyrtarisht logon e re të platformës Instagram — ndryshimi i saj i parë vizual në dhjetë vitet e fundit.

Drejtori i Instagram-it, Adam Mosseri, njoftoi freskimin e emrit tregtar (wordmark) përmes një postimi, ku shpjegoi se stili i vjetër nuk kishte ndryshuar prej një dekade dhe se versioni i ri është më i pastër, më modern, por duke ruajtur thjeshtësinë dhe artin që e ka karakterizuar gjithmonë aplikacionin. Ikonat e tjera, si ajo e kamerës me ngjyra të ndryshme, mbeten të pandryshuara.

Megjithatë, reagimet kritike dhe ngacmimet në rrjet nuk vonuan. Shumë përdorues vërejten menjëherë se shkronja “r” në logon e re të stiluar ngjan lehtësisht me shkronjat “z” ose “u”, ndërsa shkronja “s” duket si një “a”. Kjo bëri që komentuesit të ironizonin se emri i ri lexohet si “Instagzam”, “Instagwam” (siç do ta shqiptonte një fëmijë i vogël), apo edhe “Instaguam”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Të tjerë u anuan te pjesa e prakticitetit, duke u shprehur se logoja e re është e vështirë për t’u lexuar dhe nuk kalon as testet e aksesueshmërisë.

Përveç kritikave për dizajnin, një pjesë e madhe e përdoruesve e shfrytëzuan këtë ndryshim për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj problemeve më të mëdha të platformës, si mungesa e filtrave për përmbajtjen e gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale (AI) dhe prania e madhe e profileve false (bot).

Llogari të mëdha me miliona ndjekës i bënë thirrje Mosseri-t që, në vend të ndryshimeve vizuale, të fokusohet te mbështetja e krijuesve të përmbajtjes dhe zgjidhja e problemit të mbylljes së llogarive pa sqarime zyrtare.

Burimi: Bota Sot