Abdixhiku: Për të zhbllokuar procesin politik, LDK heq dorë nga çdo

0%

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të heqë dorë nga çdo kërkesë për postet e Qeverisë, Kuvendit dhe presidentit, me qëllim të zhbllokimit të situatës politike në vend. “Ne nuk do të lejojmë që fati i Republikës të lidhet me kërkesat tona për të marrë përgjegjësi institucionale.

Prandaj, për të çliruar procesin nga çdo alibi, dhe për t’i hapur rrugë zgjidhjes në interes shtetëror të Republikës, LDK tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale. LDK heq dorë nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në Qeveri, nuk duam asnjë ministri, le t’i mbajë LVV të gjitha.

Heqim dorë nga kërkesa për kryetar të Kuvendit, dhe më e rëndësishmja heqim dorë edhe nga kërkesa për të udhëhequr postin e presidentit të Republikës” – tha Abdixhiku pas një takimi të grupit parlamentar të LDK-së. “Jemi të gatshëm të diskutojmë për një president që mbron interesat e shtetit, por LDK nuk kërkon asgjë në këmbim” – tha Abdixhiku në një konferencë për media më .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kështu që, Abdixhiku i bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që ta thërrasë menjëherë seancën konstituive, pasi që, sipas tij, “nuk ka më asnjë arsye ta zvarrisë këtë proces”. Abdixhiku tha se Kosova po kalon në një nga periudhat më të vështira dhe se gjendja e krijuar në Kuvend është dëshmi e krizës aktuale.

Sipas tij, LDK-ja nuk dëshiron që Kosova të mbetet “peng i ambicieve partiake dhe protagonizmave”, ndërsa përgjegjësia e saj, siç tha, është që të mos e ushqejë krizën, por të ofrojë një rrugëdalje. “Kemi kontaktuar edhe dje me çdo parti politike, jo për shkak të nevojës për pushtet, por për shkak të përgjegjësisë ndaj vendit”- ka deklaruar Abdixhiku.

Ai tha se LDK-ja i kishte ofruar Lëvizjes Vetëvendosje partneritet, sipas të cilit LVV-ja do të kishte postin e kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit, ndërsa LDK-ja atë të presidentit dhe një rol në ekzekutiv. “Fatkeqësisht përgjigjja e LVV-së nuk ishte partneritet”- tha Abdixhiku.

Sipas tij, LDK-së i ishte ofruar nga LVV-ja që të merrte tre poste ministrore dhe pozitën e zëvendëskryeministrit, ofertë të cilën kjo parti e kishte refuzuar. Në këtë situatë, kryetari i LDK-së tha se partia e tij tashmë është e gatshme të heqë dorë nga kërkesat për pushtet, me synimin për të mundësuar zhbllokimin e institucioneve dhe të procesit politik.

Burimi: Kallxo